Islami është rruga e vërtet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

40 Hadithe

Shko poshtë

40 Hadithe  Empty 40 Hadithe

Mesazh  muslim Thu Jul 14, 2011 1:16 am

Në emër të Allahut, të gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!PARATHËNIA E IMAM EN-NEVEVIUT Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botërave, Krijuesit të qiejve dhe të Tokës, Sunduesit të të gjitha krijesave, Dërguesit të Pejgamberëve (mëshira dhe paqja e All-llahut qoftë mbi ta!) të obliguarve, për t'i përudhur dhe për t'ua shpjeguar atyre rregullat e fesë me argumente të prera dhe dëshmi të qarta. E falënderoj Atë për të gjitha begatitë dhe prore kërkoj nga bujaria dhe fisnikëria e Tij. Dëshmoj dhe konfirmoj se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut, Një i Vetmi dhe i pa rival. Një dhe i Gjithmundshëm, Fisnik dhe Falës. Dëshmojdhe konfirmoj se zotëriu ynë Muhammedi është i përkushtueshmi dhe i dërguari i Tij, i dashur dhe mik i ngushtë i Tij, krijesa më e mirë, i nderuar me Kur'anin famëlartë, që është mu'xhizeja e vazhdueshme sa të ekzistojë koha, me rregulla të ndritshme për ata që kërkojnë këshilla, zotëriu ynë Muhammedi, i cilësuar me të folur të thukët dhe tolerancë nëfe, mëshira dhe paqja e Zotit qoftë mbi të dhe mbi të gjithë
pejgamberët dhe të dërguarit e Zotit, mbi familjet e tyre dhe mbi të
gjithë njerëzit e mirë.

Na është transmetuar nga Alij ibni Ebi Talibi, Abdullah ibni Mes'udi,
Mu'adh ibni Xhebeli, Ebu Derda'i, Ibni Umeri, Ibnu Abbasi, Enes ibni
Maliku, Ebu Hurejre dhe Ebu Se'id el Hudarij (Zoti qoftë i kënaqur me
ta!), me shumë rrugë dhe transmetime të llojllojshme se i Dërguari i
All-llahut (mëshira dhe paqja e All-llahut qoftë mbi të!), ka thënë:
"Ai, i cili popullit tim ia mëson dyzetë hadithe nga çështjet e fesë së
tij, All-llahu do ta ringjallë në ditën e gjykimit në shoqëri të
fukahave dhe dijetarëve." Sipas një transmetimi: "Do ta ringjallë
All-llahu si fakih dhe dijetar." Kurse, sipas transmetimit të Ebu
Derda-së: "Në ditën e gjykimit do të jem ndërmjetësues dhe dëshmitar i
tij." Ndërkaq, sipas transmetimit të Ibnu Mes'udit: "Do t'i thuhet atij:
'Hynë nga cila derë e xhennetit të duash." Dhe sipas transmetimit të
Ibnu Umerit: "Do të shkruhet në shoqëri të dijetarëve dhe do të
ringjallet në shoqëri të shehidëve." Hafidhi (Imam En-Neveviu - N.I.)
pajtohet në vlerësimin se hadithi është i dobët (hadith daif), edhe pse
rrugët e të transmetuarit janë të shumta.

Dijetarët (kënaqësia e Zotit qoftë mbi ta!), nga kjo lëmi kanë shkruar
vepra të panumërta. I pari, të cilin e di që ka shkruar në të është
Abdullah ibni el-Mubareku, pastaj Ibnu Eslem et-Tusi (teolog i shquar), e
pastaj edhe el-Hasan ibni Sufjan en-Nesaij, Ebu Bekr el-Axhurij, Ebu
Bekr Muhammed ibni Ibrahim el-Esfehanij, ed-Derekutnij, el-Hakim, Ebu
Nuajm, Ebu Abdurrahman es-Sulemij, Ebu Seid el-Malinij, Ebu Uthman
es-Sabunij, Abdullah ibni Muhammed el-Ensarij, Ebu Bekr el-Bejhekij dhe
një sërë dijetarësh të panumërt të dijetarëve të vjetër dhe atyre të
mëvonshëm.

Iu kam lutur All-llahut të Madhërishëm për mëshirë në zgjidhje të drejtë
për tubimin e dyzetë haditheve, duke e ndjekur shembullin e këtyre
kolosëve të diturisë dhe mbrojtësve të islamizmit. Dijetarët janë të
pajtimit se lejohet veprimi në praktikë sipas hadithit të dobët (daif)
në vepra të virtytshme, megjithëkëtë mbështetja ime nuk është në këtë
hadith, por në fjalët e të Dërguarit (alejhis-selam) në hadithe të
vërteta: "I pranishmi le t'ia komunikojë atij që mungon.", dhe hadithi
tjetër: "All-llahu e hijeshoftë atë njeri, i cili i dëgjon fjalët e mia,
i kupton ato dhe ua përcjell të tjerëve ashtu siç i ka dëgjuar."

Dikush nga dijetarët i tuboi dyzetë hadithe nga bazat e fesë, dikush nga
degët e saj, dikush nga xhihadi, dikush nga zuhdi (asketizmi), dikush
nga mirësjellja, dikush nga të predikuarit dhe të gjitha këto kishin
qëllime të mira (All-llahu qoftë i kënaqur me ta!).

Mendova për tubimin e dyzetë haditheve më të rëndësishme nga të gjitha
këto. Kurse ato janë dyzetë hadithet ku përfshihen të gjithë lëmenjtë e
numëruar, ku çdonjëri hadith është një themel i fortë prej themeleve të
fesë. Këto hadithe nga ana e dijetarëve u vlerësuan se baza e islamizmit
mbështetet në të, apo se është gjysma e islamizmit, apo një e treta e
të ngjashme. Pastaj, ishte e domosdoshme që këto dyzetë hadithe të jenë
të vërteta (sahih) e që shumica e tyre të jenë nga Sahihu i Buhariut dhe
i Muslimit. Do t'i theksoj pa ua përmendur senedet (zinxhirin e
transmetuesve), me qëllim të lehtësimit të mbamendjes dhe të shtimit të
dobisë prej tyre in sha'All-llahu teala.

Për çdonjërin që dëshiron të fitojë Ahiretin është e nevojshme që ta
njohë rëndësinë dhe porositë që përfshijnë këto hadithe për të gjitha
veprat e mira. Kjo është e qartë për atë, i cili studion.

Në All-llahun mbështetem, tek Ai bazohem dhe në Të thirrem. Atij i
përket falënderimi dhe begatia. Prej Tij është suksesi dhe mbrojtja.


HADITH 1


Nga emiri i besimtarëve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"E kam dëgjuar të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

"Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim.
Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe të
dërguarit të Tij, shpërngulja (hixhreti) e tij është për All-llahun dhe
të dërguarin e Tij. Ndërsa, shpërngulja e kujt është të fitojë disa të
mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, i atilli nuk do të
fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim."

(Këtë e transmetojnë dy imamë muhaddithë: Ebu Abdullah Muhammed ibn
Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugireh ibn Berdize el Buhari dhe Ebul-Husejn
Muslim ibn el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburi në dy Sahihet
e tyre, të cilat konsiderohen dy përmbledhjet më të sakta të shkruara
të haditheve.)


HADITH 2


Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjithashtu transmetohet se ka thënë:

"Një ditë ishim duke ndejur te i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe
flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush
prej nesh nuk e njohëm. U ulë pranë të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem, duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi
duart e veta në kofshën e tij dhe tha:

'O Muhammed, më trego ç'është Islami?' I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem, ka thënë: 'Islami është të dëshmosh që nuk ka zot tjetër,
përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, ta kryesh
namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh ramazanin, ta vizitosh Ka'ben
nëse ke mundësi ta bësh këtë!' Ai tha: 'Të vërtetën e the!' Ne u
çuditëm: po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha: 'Më trego, ç'është
imani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij,
të Dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij
të të mirës dhe të keqes.' Tha: 'Të vërtetën e the.' Tha: 'Më trego
ç'është ihsani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Atë,
sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh ty.' Tha: 'Më trego
ç'është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?' (Pejgamberi) tha: 'Për
këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai i cili pyet.''Më trego mbi shenjat
e tij?' Tha: 'Kur robëresha t'i lind vetes zonjushë, kur të shihen
barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin
e godinave të mëdha.' Pastaj shkoi, kurse unë mbeta i habitur. Pastaj
(i Dërguari) tha: 'O Umer, a e njeh atë që më pyeti?' Thashë: 'All-llahu
dhe i Dërguari i Tij më së miri e di.' Tha: 'Vërtet ky qe Xhibrili,
erdhi t'ua mësojë fenë tuaj'."

(Muslimi)


HADITH 3


Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi, radijall-llahu anhuma,
transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

'Islami ngritet mbi pesë (shtylla): në të dëshmuarit se nuk ka zot
tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, në
kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit, në të vizituarit e Ka'bes dhe
në agjërimin e Ramazanit'."

(Buhariu dhe Muslimi)


HADITH 4


Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes'udi, radijall-llahu anhuma,
transmetohet se ka thënë: "Më ka treguar i Dërguari i All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ai është ai i cili e fliste të
vërtetën dhe të cilit i besohet:

'Vërtet çdonjëri nga ju formohet në përbrendësen e nënës së tij
katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun)
ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë
periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin (ruh),
dhe këtij meleku i urdhërohen dy gjëra: ta shkruaj nafakën (rizkun) (e
fëmijës), exhelin (sa do të jetojë), veprat dhe (në pikëpamje të jetës
tjetër) a është i fatshëm apo i pafatshëm. Pasha All-llahun, përveç të
cilit nuk ka zot tjetër, disa nga ju do të punojnë punë si njerëz të
xhennetit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe xhennetit të jetë një kut
hapësirë dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të
vazhdojë të punojë vepra të njerëzve të zjarrit deri dhe do të hyjë në
të. E disa nga ju do të punojnë punë të njerëzve të zjarrit deri atëherë
kur ndërmjet tij dhe zjarrit të jetë një kut hapësirë, dhe do ta arrijë
dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të punojë punë të njerëzve të
xhennetit dhe do të hyjë në të'."

(Buhariu dhe Muslimi)


HADITH 5


Nga nëna e besimdrejtëve Ummi Abdullahu Aisha, radijall-llahu anha,
transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Kush vepron për këtë çështjen tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar'."

(Buhariu dhe Muslimi)

Sipas transmetimit të Muslimit:
"Kush vepron diç që nuk është në pajtim me çështjen tonë, ajo (vepër) është e refuzuar."


HADITH 6


Nga Ebu Abdullah en-Nu'man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma,
transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

'Vërtet e lejuara (hallalli) është e qartë, por edhe e ndaluara (harami)
është e qartë. Ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta, të cilat shumë
njerëz nuk i dijnë. Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, e ka siguruar në
pikëpamje të besimit dhe të nderit, ndërsa kush bie në gjërat e
dyshimta, ka rënë në të ndaluarën, ngjashëm sikur bariu i cili e ruan
kopenë rreth vendit (kullotës) të ndaluar, në çast kopeja mund t'i ikë
dhe të kullosë në të. Çdo sundues e ka vendin (kullotën) për të tjerët
të ndaluar, kurse vendi i ndaluar i All-llahut janë ndalesat (haramet) e
Tij. A nuk është në trup një organ, kur ai është mirë (i shëndoshë) - i
shëndoshë është tërë trupi, kur prishet, prishet tërë trupi. E ajo
është zemra!'"

(Buhariu dhe Muslimi)


HADITH 7


Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ed-Darijje, radijall-llahu anhu,
transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Feja është këshillë.' Thamë: 'Për kë (o i Dërguari i Zotit)?' Tha: 'Për
All-llahun, Librin e Tij, të dërguarin e Tij, për imamët (krerët) e
muslimanëve dhe njerëzit e rëndomtë prej tyre'."

(Muslimi)


HADITH 8


Nga Ibn Umeri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Më është urdhëruar t'i luftoj njerëzit deri sa të dëshmojnë se nuk ka
zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i
All-llahut, të falin namaz dhe të japin zekat. Kur ta bëjnë këtë, do ta
fitojnë nga unë sigurinë për jetën dhe pasurinë e tyre, nëse janë në
pajtim me Islamin, dhe llogarinë e tyre do ta japin para All-llahut të
madhëruar."

(Buhariu dhe Muslimi)


HADITH 9


Nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahri, radijall-llahu anhu, transmetohet
se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, duke thënë:

'Ç'u kam ndaluar, largohuni nga ajo, kurse ç'u kam urdhëruar, punoni nga
ato sa të mundeni, sepse asgjë nuk i ka shkatërruar ata që kanë qenë
para jush, përveç shumë pyetje të tepërta të tyre dhe mosnënshtrimi i
tyre pejgamberëve të tyre."

(Buhariu dhe Muslimi)


HADITH 10


Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Vërtet All-llahu i madhëruar është i mirë dhe nuk pranon përveç mirë,
dhe vërtet All-llahu u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të
dërguarve. I Madhëruari ka thënë: 'O ju të dërguar, hani gjërat e mira
dhe punoni mirë.' I Madhëruari ka thënë: 'O ju besimdrejtë, hani gjërat e
mira me të cilat u kemi furnizuar.' Pastaj e përmendi njeriun, i cili
ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura dhe të pluhurosura dhe i cili
i shtriu duart e tij kah qielli: 'O Krijues, o Krijues!' Kurse ushqimi i
tij është haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe
është ushqyer me haram. E si do t'i pranohet lutja e tij!'"

(Muslimi)


HADITH 11


Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Alijj ibn Ebi Talibi, nipit të të
Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe rejhanit
(lule erëkëndëse) të tij, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka
thënë: "Kam mbajtur në mend nga i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem:

'Lëre atë që të duket e dyshimtë, kurse pranoje atë që nuk të duket e dyshimtë'."

(Tirmidhiu dhe Nesaiu)
(Tirmidhiu ka thënë: "Ky është hadith hasen sahih)


HADITH 12


Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Nga islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson'."
(Tirmidhiu dhe të tjerët transmetojnë se ky është hadith hasen)


HADITH 13


Nga Ebu Hamza Enes ibn Maliku, radijall-llahu anhu, shërbyesi i të
Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, transmeton se
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Nuk do të jetë besimtar (mu'min) askush nga ju, deri sa nuk i dëshiron vëllaut të tij atë çka i dëshiron vetes."

(Buhariu dhe Muslimi)


HADITH 14


Nga Ibni Mes'udi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "I
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Nuk është e lejuar derdhja e gjakut të një muslimani, përveç në tri
raste: prostitucioni i vonshëm (personi njëherë i martuar), shpirti për
shpirt (koka për kokë) dhe ai i cili e lë fenë (e tij) dhe e lë
bashkësinë e tij'."

(Buhariu dhe Muslimi)


HADITH 15


Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë:

"Kush e beson All-llahun dhe ditën e Mbramë, le të flasë mirë ose le të
heshtë, dhe kush beson në All-llahun dhe ditën e Mbramë, le ta nderojë
fqiun e tij dhe kush beson në All-llahun dhe ditën e Mbramë, le ta
nderojë musafirin e tij."

(Buhariu dhe Muslimi)


HADITH 16


Nga Ebu Hurejre redijall-llahu anhu, transmetohet: "Një njeri i tha të Dërguarit të All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:

'Më këshillo.' I Dërguari tha: 'Mos u zemëro!' Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari sërish tha: 'Mos u zemëro!'"

(Buhariu)


HADITH 17


Nga Ebu Ja'la Sheddad ibn Eusi, radijall-llahu anhu, transmetohet se i
Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Vërtet All-llahu e ka bërë obligim mirësjelljen ndaj çdo gjëje: Kur të
mbytni (p.sh. armikun), mbytni në mënyrën më të mirë; kur të therrni,
therrni në mënyrën më të mirë; mprehni thikat që t'ia lehtësoni
sakrificës suaj."

(Muslimi)


HADITH 18


Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn
Xhebeli, radijallahu anhuma, transmetohet se i Dërguari i Zotit,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Kije ndërmend All-llahun kudo që të jesh. Pas të keqes pason e mira,
ajo do ta fshijë të keqen. Dhe edukoj njerëzit me moral të mirë."

(Transmeton Tirmidhiu, i cili thotë: ky është hadith hasen, kurse në disa përmbledhje të tjera është: hadith sahih)


HADITH 19


Nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet
se ka thënë: "Një ditë kam qenë pas të Dërguarit të All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe më tha:

'O djalosh, do t'i mësoj disa fjalë: Kije ndërmend All-llahun, All-llahu
do të ruajë ty. Kije ndërmend All-llahun, All-llahun do ta gjejshë para
teje. Kur të kërkosh, kërko prej All-llahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko
prej All-llahut. Dije, sikur tërë populli të tubohej që të të ndihmojë
në diç, nuk do të të ndihmonin, përveç atë çka të ka caktuar All-llahu. E
nëse do të tuboheshin që në diç të të bëjnë dëm, nuk do të të dëmtonin,
përveç në atë çka All-llahu tash më të ka caktuar. Janë ngritur lartë
pendat dhe janë tharë faqet (d.t.th., çdo gjë është caktuar dhe
mbaruar)'."

(Tirmidhiu, i cili thotë: hadithi hasen sahih)

Në transmetimet tjera, përveç të Tirmidhiut, qëndron:
"Kije ndërmend All-llahun, do ta gjejsh para vetes. Njihe All-llahun
(kur je) në bollëk, All-llahu do të njeh ty në vështirësi. Dhe dije, ajo
që nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse ajo që të ka
goditur, nuk ka mundur të mos të godasë. Dije se vërtet ndihma është me
durimin, gëzimi me dëshpërimin, kurse në çdo vështirësi ka lehtësi."


HADITH 20


Nga Ebu Mes'ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij, radijall-llahu anhu,
transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, ka thënë:

'Vërtet, nga fjalët (urtitë) që bota i ka mbajtur mend nga predikimet e
pejgamberëve të mëparshëm është: 'Kur nuk turpërohesh, atëherë vepro
ç'të duash'."

(Buhariu)


HADITH 21


Nga Ebu Amri - e sipas disave Ebu Amrete, Sufjan ibn Abdullahu, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"Thashë: 'O Resulull-llah! Më thuaj për Islamin atë për çka nuk do të
kam nevojë të pyes askënd përveç teje." Tha: 'Thuaj, e besoj All-llahun,
pastaj vazhdo me ngulmë (në këtë)!'"

(Muslimi)


HADITH 22



Nga Ebu Abdullah Xhabir ibn Abdullah el-Ensarij, radijall-llahu anhuma,
transmetohet: "Një njeri e pyeti Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem, dhe tha: 'Ç'mendon, nëse i fali namazet e obliguara, e
agjëroj Ramazanin, u përmbahem të lejuarave kurse braktisi të ndaluarat
dhe nuk bëj asgjë më shumë nga kjo, a do të hyjë në xhennet?' I
Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
'Po!'"

(Muslimi)


HADITH 23


Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh'arij, radijall-llahu anhu,
transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, ka thënë:

'Pastërtia është gjysma e besimit. Falënderimi All-llahun (el-hamdu
lil-lahi) e përmbushë matësen (mizanin). Lavdimi dhe falënderimi
All-llahun (subhanall-llahi ve-l-hamdu lil-lahi) e përmbushin hapësirën
ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është dritë. Sadaka është dëshmi.
Durimi është shkëlqim. Kurse Kur'ani është dëshmi e sigurt për ty apo
kundër teje. Çdokush e fillon ditën e tij dhe çdonjëri është tregtar i
shpirtit të tij; mund ta çlirojë apo ta sjellë në shkatërrim'."

(Muslimi)


HADITH 24


Nga Ebu Dherr el-Gafariu, radijall-llahu anhu, transmetohet se
Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është transmetuar nga
Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madhërishmi, i cili ka thënë:

"O robët e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të lajthuar, përveç atij që e përudhi Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t'ju përudhë.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t'ju ushqej, do t'ju ushqej.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e veshi Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t'ju veshi.
O robët e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fali të
gjitha mëkatet, prandaj, kërkoni nga Unë falje, do t'ju fali.
O robët e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo, me çka Mua dëm do të
Më shkaktonit që të Më dëmtonit, as që ndonjëherë do të arrini tek ajo
që Mua dobi do të Më sjellë, që të Më kontribuonit.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga
ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm sikur zemra më e devotshme e
njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga
ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit
nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim në asgjë.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga
ju dhe xhinnët nga ju të ngriteshi (qëndroni) në një vend dhe dëshirat
dhe lutjet Mua të m'i drejtoni, dhe Unë t'i përgjigjesha lutjes së
çdonjërit, kjo nuk do ta mungonte atë që kam Unë as aq sa që e mungon
gjilpëra kur ngulitet në det.
O robët e Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të
ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë juve do t'ju
shpërblej. Kush gjenë mirë, le ta falënderojë All-llahun, kurse kush
gjenë të kundërtën, mos ta fajësojë askënd përveç vetveten."

(Muslimi)


HADITH 25


Nga Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, gjithashtu, transmetohet: "Disa
shokë të Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i thanë
Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: 'O Resulull-llah,
pasanikët na tejkaluan dhe mblodhën të gjitha shpërblimet; falen sikur
falemi ne, agjërojnë sikur që agjërojmë ne dhe ndajnë sadakë nga pasuria
më e vlefshme e tyre.' Resulull-llahu tha:

'A nuk ua ka mundësuar All-llahu xhel-le shanuhu edhe juve që sadakë të
ndani? Vërtet në çdo tesbih (subhanall-llah) ka sadakë; në çdo tekbir
(All-llahu ekber) ka sadakë; në çdo tahmid (el-hamdu lil-lah) ka sadakë;
në çdo tahlil (la ilahe il-lall-llah) ka sadakë; edhe në urdhërimin e
të mirës ka sadakë; edhe në ndalimin e të keqes ka sadakë; dhe në të
kënaqurit e epsheve (në hallall) ka sadakë.' Ata thanë: 'O i Dërguari i
Zotit, a thua edhe kur ndonjëri prej nesh i kënaq epshet e veta edhe për
këtë ka shpërblim?' Resulull-llahu tha: 'Ç'mendoni, sikur epshin e vet
ta kënaqë në mënyrë të ndaluar, a nuk do ta meritonte mëkatin (dënimin)?
Gjithashtu, kur ta kënaqë në mënyrë të lejuar do të ketë shpërblimin'."

(Muslimi)


HADITH 26


Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Në çdo nyje të njeriut ka sadakë çdo ditë në të cilën lind dielli; të
pajtosh dy vetë është sadakë, të ndihmosh njeriun të hypë në kafshën e
tij që ta bartë ose ta ngritë në të furnizimin (barrën) e tij është
sadakë. Fjala e mirë është sadakë. Çdo hap që shpie kah namazi është
sadakë. Ta shtëmëngë nga rruga pengesën është sadakë'."

(Buhariu dhe Muslimi)


HADITH 27


Nga en-Nevvas ibn Sem'ani, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Mirësia është morali (karakteri) i mirë, kurse e keqe (mëkat) është çka
mbillet (përforcohet) në veten tënde, kurse nuk dëshiron që këtë ta
dijnë njerëzit."
(Muslimi)

Kurse nga Vabisete ibn Ma'bedi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"'Më ke ardhur të pyesish se ç'është mirësia?' Thashë: 'Po!'
(Resulull-llahu) tha: "Pyete zemrën tënde! Mirësia është ajo me çka të
është i kënaqur shpirti dhe me çka të është e kënaqur zemra. Ndërsa
mëkat është ajo që mbillet te njeriu dhe hamendet në krahëror, qoftë
këta njerëz edhe ndryshe të thonë dhe përgjigjen'."

(Hadithi hasen, e kemi transmetuar nga musnedët e dy imamëve: Ahmed ibn
Hanbelit dhe Darimiut, me vargun e transmetuesve të besuar/bi isnaid
hasenin)


HADITH 28


Nga Ebu Nexhih el-Irbad ibn Sarijeh, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"Na ka këshilluar Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me
një vaz (këshillë) nga i cili zemrat na janë ndritur dhe sytë na janë
përlotur dhe i thamë: 'O Resulull-llah, sikur ky është vazi ynë
lamtumirës, prandaj na porositë.' Tha: 'U porosisë juve devotshmërinë
ndaj All-llahut të Madhëruar, dëgjueshmërinë dhe nënshtrueshmërinë ndaj
sunduesit edhe sikur ai të ishte rob. Vërtet, kush jeton nga ju do të
sheh shumë kundërthënie. Ju e keni obligim sunnetin tim dhe sunnetin e
halifëve të përudhur drejtë. Mirë mbanu për këto dhe ruanu nga risitë
(bid'atet) në fe, sepse çdo bid'at është lajthitje'."

(Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë: ky është hadith hasen sahih)


HADITH 29


Nga Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"'O Resulull-llah, më trego një punë që do të më shpie në xhennet, kurse
do të më largoj nga zjarri.' Ai tha: 'Ke pyetur për një çështje të
madhe, kurse ajo është e lehtë për atë kujt All-llahu ia lehtëson:
Adhuroje All-llahun dhe mos i shoqëro asgjë, kryeje namazin, ndaje
zekatin, agjëroje ramazanin, vizitoje Ka'ben.' Pastaj tha: 'A dëshiron
të të udhëzoj në dyert e dobisë: agjërimi është mburojë, sadaka i anulon
mëkatet sikur që uji e fik zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësi të
natës.' Pastaj lexoi: 'Ata ngriten nga shtretërit' dhe lexoi deri sa nuk
arriti deri te fjala 'ja'melune' (es-Sexhde, 16-17), pastaj tha: 'A
dëshiron të ta tregoj kreun e çështjes, shtyllën e saj dhe kulminacionin
e saj?' U përgjigja: 'Gjithqysh o Resulull-llah!' Në këtë ai tha: 'Kreu
i çështjes është islami, shtylla e tij është namazi, kurse kulminacioni
i tij është xhihadi.' Pastaj tha: 'A dëshiron të të tregoj mbi thelbin e
gjithë kësaj?' Thashë: 'Gjithqysh o Resulull-llah!', kurse ai e kapi
gjuhën e tij dhe tha: 'Ruaje këtë.' I thashë: 'O Pejgamberi i Zotit, a
thua edhe për këtë përgjegjës do të jemi?' Ai tha: 'Të pastë nëna (Zoti
të dhashtë jetë) o Muadh! A thua diç tjetër i hedh njerëzit në zjarr
përveç gjuhëve (thënieve) të tyre të këqia'."

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen sahih)


HADITH 30


Nga Ebu Tha'leb el-Hushejnij Xhurthum ibn Nashiri, radijall-llahu anhu,
transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka
thënë:

"Me të vërtetë All-llahu i madhëruar i ka bërë obligim fardet, dhe mos i
lini pas dore. E ka vendosur kufirin dhe mos e kaloni, i ka ndaluar
disa gjëra dhe mos i theni. Kurse i ka heshtur disa gjëra nga mëshira
ndaj jush, e jo nga harresa dhe mos diskutoni për to."

(Hadith hasen, Darekutni e të tjerë)


HADITH 31


Nga Ebu Abbas Sehl ibn Sa'd Es-Sa'idij, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"Erdhi një njeri te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe
tha: 'O Resulull-llah, më përudhë në atë punë, që nëse e punoj do të më
dojë All-llahu dhe do të më duan njerëzit.' Ai tha: 'Mos e lakmo (bënu
zahid në) këtë botë, do të të dojë All-llahu, kurse mos lakmo në atë që
është te njerëzit - do të të duan njerëzit'."

(Ibn Maxheh dhe të tjerët me senede të besueshme)


HADITH 32


Nga Ebu Seid Sa'd ibn Malik ibn Sina el-Hudarij, radijall-llahu anhu,
transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka
thënë:

"Nuk ka dëm as të dëmtuar (reciprok)." ("Askujt nuk guxohet t'i
shkaktohet dëm, as dëmi i shkaktuar të kthehet në të njëjtën mënyrë").

(Hadithi hasen, transmetojnë Ibn Maxheh dhe Derekutnij dhe musnedet
tjera; këtë hadith e transmeton edhe Maliku në El-Muwata si hadith
mursel nga Amr ibn Jahja dhe babai i tij, i cili e ka transmetuar nga
Pejgamberi s.a.v.s., duke e lëshuar Ebu Seidin, kurse ky ka pasur
zinxhir të transmetuesve i cili është më i fuqishëm se të tjerët).


HADITH 33


Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Sikur njerëzve t'u jipej ajo që e kërkojnë, do të kishte asosh, të
cilët do të kërkonin pasurinë dhe jetën e të tjerëve. Mirëpo, ai i cili
pohon, ai është i obliguar të shtrojë dëshmi, kurse ai që mohon -
betimin."

(Hadith hasen; transmetojnë Bejhekiu dhe disa të tjerë në përmbledhjet e tyre)


HADITH 34


Nga Ebu Seid el-Hudriu, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:
"E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, duke thënë:
'Kush nga ju sheh një të keqe - le ta ndryshojë me dorë, e nëse nuk
mundet këtë ta bëjë - atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet këtë ta
bëjë - atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët'."

(Muslimi)


HADITH 35


Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Mos ia keni xhelozinë njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos
u urreni, mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinën, mos garoni njëri me
tjetrin në shitblerje dhe bëhuni robët e Zotit, vëllezër. Muslimani
është vëlla i muslimanit, nuk i bënë dhunë atij, nuk e lë (në baltë),
nuk e gënjen, nuk e nënçmon'. 'Takvallëku është këtu', dhe tregoi në
krahërorin e tij tri herë. 'Për një njeri është e keqe e mjeftueshme që
ta nënçmojë vëllaun musliman. Çdo musliman kundruall çdo muslimani e ka
haram: gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij'."

(Muslimi)


HADITH 36


Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Kush ia largon besimtarit një brengë nga brengat e kësaj bote,
All-llahu nga ai do ta largojë një brengë nga brengat e ditës së
Gjykimit. Kush ia lehtëson atij i cili është në vështirësi, All-llahu
atij do t'ia lehtësojë në këtë dhe në botën tjetër. Kush ia mbulon (një
të metë) muslimanit, All-llahu atij do t'ia mbulojë në këtë dhe në botën
tjetër. All-llahu do t'i ndihmojë robit, deri sa ai t'i ndihmojë
vëllaut të vet. Kush ndjek rrugën që në të të kërkojë dituri, All-llahu
do t'ia lehtësojë atij rrugën deri në xhennet. Asnjëherë nuk do të
tubohen në një shtëpi të Zotit një grup njerëzish që të lexojnë Kur'an
dhe që ta studiojnë atë, e që mbi ta të mos zbretë qetësia dhe t'i
mbulojë mëshira, t'i rrethojnë engjujt, dhe që All-llahu mos t'i përmend
ndër të zgjedhurit e Tij. Kënd e hedhin prapa veprat e tij, nuk mund ta
gradojë prejardhja e tij."

(Me këto fjalë e transmetoi Muslimi)


HADITH 37


Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është transmetuar nga Krijuesi i
tij i madhëruar, i cili ka thënë:

"Me të vërtetë All-llahu i ka shkruar veprat e mira dhe veprat e këqia.
Pastaj këtë e ka sqaruar: 'Kush dëshiron ta bëjë një vepër të mirë, por
nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruaj si vepër të mirë të plotë.
Por, kush dëshiron ta bëjë një vepër të mirë dhe këtë e bënë, All-llahu
do t'ia shkruaj dhjetë vepra të mira, deri në shtatëqind shpërblime dhe
më shumë. Kush dëshiron të veprojë një vepër të keqe, dhe nuk e vepron,
All-llahu tek ai do ta shkruajë si vepër të mirë të plotë, por nëse
dëshiron dhe e bënë, All-llahu do t'ia shkruaj si një vepër të keqe'."

(Me këto shkronja në Sahihët e tyre e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)


HADITH 38


Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Me të vërtetë All-llahu i madhëruar ka thënë: 'Kushdo të tregojë
armiqësi ndaj mikut (veliut) Tim, Unë do t'i shpall luftë. Me asgjë robi
Im nuk mund të Më afrohet, pos me atë me çka Unë e kam obliguar dhe
vazhdimisht robi Im mua më afrohet me vepra fakultative (nafile) deri sa
nuk e simpatizojë (dua). E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje
mbizotëron, dhe të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon është vetëm për
Mua; të pamurit e tij me të cilin sheh është vetëm për Mua; dora e tij
me të cilën kapë, punon vetëm për Mua; këmba e tij me të cilën ec, ec
vetëm për Mua. I këtilli nëse më kërkon diç, do t'ia jap, e nëse kërkon
mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë'."

(Buhariu)


HADITH 39


Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Me të vërtetë All-llahu ummetit tim i falë ato që bëhen duke gabuar pa
qëllim, ato që bëhen nga harresa dhe ato që bëhen nën presion (nga të
detyruarit)."
(Hadithi hasen, e transmetojnë Ibnu Maxheh, Bejhekiu dhe të tjerët)


HADITH 40


Nga Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë:
"Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më kapi për krahu dhe
tha:

'Jeto në këtë botë si i huaj ose si udhëtar'."
Kurse Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, thoshte:
"Kur të ngrysesh, mos e pritë mëngjesin, por kur të zgjohesh, mos e
pritë mbrëmjen. Gjatë kohës së shëndetit përgatitu për sëmundje dhe
gjatë jetës (përgatitu) për vdekjen tënde!"

(Buhariu)


HADITH 41


Nga Ebu Muhammed Abdullah ibn Amr el-Asi, radijall-llahu anhuma,
transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem, ka thënë:

'Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë, deri sa epshet e tij nuk e ndjekin atë çka e kam sjellë unë'."

(Hadithi hasen sahih, e kemi transmetuar nga libri "El-Huxhxheh" me sened korrekt)


HADITH 42


Nga Enesi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar
Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

'All-llahu i madhëruar ka thënë: 'O biri i Ademit, deri sa të thirresh
(mbështetesh) në Mua dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të falë çka ke
vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vrënësirat në
qiell dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të fal ty. O biri i Ademit, nëse
tek Unë vjen me mëkate të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh,
duke mos më përshkruar asgjë, do ta falë po aq të madhe'."
muslim
muslim
Admin

Numri i postimeve : 124
Join date : 13/07/2011
Age : 29
Location : Kosovo

https://islami-rruga-evertet.forumsr.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi