Islami është rruga e vërtet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pendimi i djaloshit që ka qenë i ekspozuar për vajza

Shko poshtë

Pendimi i djaloshit që ka qenë i ekspozuar për vajza  Empty Pendimi i djaloshit që ka qenë i ekspozuar për vajza

Mesazh  muslim Thu Jul 14, 2011 1:00 am

Vërtetë kjo ngjarje është e efektshme, e transmeton këtë ngjarje njëri prej të përkushtuarve ndaj fesë së All-llahut xh.sh.Thotë: Dola me veturen time
një ditë prej ditësh për t’i kryer disa punë dhe në njëren prej rrugëve e
takova një djalosh i cili po e ngiste veturen e tij të vogël, ai nuk më
vërejti mua sepse ishte i zënë me ndjekjen dhe përcjelljen e disa
vajzave në këtë rrugë të zbrazur prej kalimtarëve.Isha duke shkuar
shpejt dhe e kalova atë, mirëpo pasi që kalova jo aq larg, thashë në
veten time: A të kthehem e t’a këshilloj këtë djalosh?

Apo ta vazhdoj rrugën time e t’a lërë atë djalosh të vepron çka të
dëshiron?Pas një konkluze të brendshme dhe atë disa sekonda, zgjodha
qështjen e parë.U ktheva për së dyti dha ja ai djaloshi e kishte ndalur
veturen e tij dhe i shikonte ato vajzat dhe ishte në pritje të tyre që
ta shikojnë ose së paku ta kthejnë vëmendjen tek ky djalosh, hyren ato
vajzat në një shtëpi.E ndala veturen time afër vetures së tij dhe shkova
tek ai, së pari e përshendeta pastaj e këshillova atë, disa prej atyre
fjalëve ishin: Paramendo që këto vajza të jenë motrat tua ose vajzat tua
apo të afërmet tua, a kishe lejuar që ndokush prej njerëzve t’i ndjek
ato ose t’i pengon ato?

Sa isha duke biseduar me të, e ndiva një lloj frike, ishte ai djalosh i
gjatë dhe trupin e mbushur, më ndëgjonte atë çka flisja, por duke mos
folur asgjë, ndërsa lotët i rridhnin faqëve të tij, e konsiderova këtë
shenjë të mirë, lotët e tij më nxitën mua që ta vazhdojë këshillimin,
mirëpo te une vazhdonte një frikë plotësisht...Nuk u largova nga fjalimi
derisa se e kryeva këshillimin ndaj tij, pastaj e lashë atë mirëpo ai
më ndali dhe kërkoi prej meje që t’ia shkruaj numrin e telefonit dhe
adresen time dhe më lajmëroi se ai jeton vetëm, i shkrova atij çka
dëshiroi ai.

Pas disa ditësh erdhi tek une në shtëpi, iu kishte ndryshuar fytyra e
tij dhe iu kishin ndryshuar tiparet {veqoritë} e tij, e kishte lëshuar
mjekrren dhe i ndriqojke drita e besimit prej fytyres së tij.U ula me të
dhe filloi të më tregon për ato ditët të cilat i kishte kaluar kot në
rrugët dhe rrugicat duke i dëmtuar muslimanët dhe muslimanet.I tregova
atij se All-llahu xh.sh., është Mëshirues i madhë dhe i lexova atij
fjalët e të Lartëmadhërishmit:

(قل يا عبادي الذين أسرفوا علي أنفسهم لا تقنطوا من رحمة الله إن الله
يغفر الذنوب جميعا إنه هو الغفور الرحيم. الزمر: 53)Që don të thotë:
Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë
gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, se vërtet,
All-llahu ifalë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është
mëshirues! (Ez-zumer: 53)

Iu hapen tiparet e fytyres së tij, e konsiderova këtë të mirë, pastaj u
largua nga unë por kërkoj që t'a vizitoj atë.Kaluan ditët dhe unë isha
izënë me disa punë të kësaj jete, kështu që e vonova viziten.Pas disa
ditësh gjeta një shansë dhe shkova tek ai.Trokita derën dhe ja deren e
hapi një njeri i moshuar, u vërejshin tek ai gjurmët e dëshpërimit dhe
pikëllimit, ai ishte babai i tij.

E pyeta atë për shokun tim, e uli kokën dhe heshti, pastaj tha me zë të
vogël: All-llahu e mëshiroftë dhe e faltë atë, veq ka vdekë ai, pastaj
tha: Vërtet veprat shpërblehen me përfundimet e tyre.Pastaj më mori
Brenda dhe filloi të më tregon për gjendjen e tij dhe si ka qenë ai
ekstrem ndaj urdhërave të All-llahut xh.sh., dhe i larguar ndaj bindjes
së All-llahut xh.sh.All-llahu xh.sh. i dha suksese duke e udhëzuar atë
në rrugën e vërtetë para se të vdesë vetëm disa ditë.E kishte ndjekur
mëshira e All-llahut para pak kohëve.Pasi që u ndal prej fjalimit të tij
e ngushëllova atë dhe shkova. Jam betuar në All-llahun që t'i jap
këshillë cdo muslimani.
muslim
muslim
Admin

Numri i postimeve : 124
Join date : 13/07/2011
Age : 29
Location : Kosovo

https://islami-rruga-evertet.forumsr.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi