Islami është rruga e vërtet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pendimi i një të riu pasi që ishte verbuar

Shko poshtë

Pendimi i një të riu pasi që ishte verbuar Empty Pendimi i një të riu pasi që ishte verbuar

Mesazh  muslim Thu Jul 14, 2011 12:57 am

Ky djalosh shikonte në harame (ndalesa) dhe pasi që e humbi shikimin e
tij e njohi vlerën e dhuntisë së Allahut ndaj tij, u pendua tek Allahu
dhe ndjeu keqardhje për atë që i kishte kaluar.

Thotë ky i penduari:

Askush nuk e dinë vlerën e dhuntisë derisa ta humb atë

Isha nga ata që isha i dhënë shumë pas leximit të librave, më së paku që
lexoja gjatë ditës ishin pesë 5 orë, nuk kam lënë revistë dhe libër
përveç se e kam lexuar shkronjë për shkronjë derisa kjo dëshirë u bë
pjesë e jetës sime.

Një ditë prej ditëve kam qenë duke e vozitur veturën time me një
shpejtësi shumë të madhe dhe gjatë kësaj shpejtësie ka devijuar vetura
nga rruga dhe e kam goditur një shtyllë të betonit të madhe kurse unë
kam dalë nga vetura sikurse topi dhe jam goditur në kokë me lëndime të
rënda pastaj kam qëndruar në spital një kohë të gjatë derisa jam
shëruar, me gjithë bujarin e mjekëve ndaj meje dhe mjetet e avancuara
të mjekësisë dëshira e Allahut ishte mbi to, Allahu ka caktuar për mua
që ta humbi shikimin, kështu që skam pasur sukses në asnjë mënyrë për
shërim dhe kështu u bëra njeri pa forcë dhe s´kisha mundësi më ti kryej
dëshirat e mija që i kisha qysh nga vegjëlia dhe tani verbëria u bë
pjesë e jetës sime të përditshme.

Në mes këtij stresi dhe mërzie të madhe me humbjen e kësaj dhuntie
madhështore ishte dhikri (përmendja e Allahut) duaja (lutja) sabri
(durimi) dhe llogaritja e shpërblimit tek Allahu, dëgjimi i Kuranit
ishte dalje dhe shpëtimi i vetëm për mua.

Dhe nga këtu ua transmetoj të gjithë juve këto ndryshime të jetës sime,
ua kujtojë të gjithë juve Takvan (devotshmërinë) ndaj Allahut dhe
praktikimin e asaj që e kënaq Allahun. Unë kam qenë në kohën e kaluar
nga ata që kam lënë shumë gjëra pa i praktikuar -për fat të keq- kam
qenë nga ata që e kam kundërshtuar librin e Allahut dhe isha i zënë me
shikimet në harame (ndalesa). Sot i kafshoj gishtërinjtë nga keqardhja
nga ajo që më ka ikur pa e praktikuar nga veprat që i donë Allahu. Unë i
ngriti duart kah Allahu duke u penduar duke ndjerë keqardhje para
Allahut. Ua tregova ngjarjen time këtu ndoshta kjo të jetë mësim për të
tjerët.
muslim
muslim
Admin

Numri i postimeve : 124
Join date : 13/07/2011
Age : 29
Location : Kosovo

https://islami-rruga-evertet.forumsr.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi