Islami është rruga e vërtet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DASHURIA NDAJ ALLAHUT

Shko poshtë

DASHURIA NDAJ ALLAHUT Empty DASHURIA NDAJ ALLAHUT

Mesazh  muslim Thu Jul 14, 2011 1:37 am

Ibn Kajjimi r.a. ka përmendur dhjetë Arsye, që sjellin Dashurinë e All-llahut ndaj Robit dhe Dashurinë e Robit ndaj All-llahut.

DASHURIA NDAJ ALLAHUT Loveallah[/center]


Arsyet janë:


1. Leximi i Kur’anit, duke medituar per domethënien e tij dhe të përpiqurit për ta kuptuar Përmbajtjen e tij.


2. T’I afrohesh All-llahut, duke bërë vepra vullnetare (nafile) pas
Veprave të obliguara. Kjo është siq ceket në Hadithin Kudsi:

”Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të Veprave vullnetare, që
e shton edhe më tepër Dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta
dua atë.” (Transmetuar nga Buhariu)


3. Të kujtuarit vazhdueshëm në All-llahun në gjitha gjendjet me Gjuhë,
Zemer dhe me Vepra. Madhështija e Dashurisë së secilit perballë
All-llahut përcaktohen prej këtyre Gjërave.


4. Gjërat, të cilat i do All-llahu t’u japësh Përparësi, nëse jemi përfshirë me Epshet tona përballë atyre Gjërave që i duam ne.


5. Zemra, që është e etur pas Emrave dhe Atributeve të All-llahut dhe Zemra që shëtit në kopshtin e Diturise. (kërkon Dituri)


6. T’i veshtrojmë Fshehtësit dhe Dukshmërit e All-llahut siq janë Bujaria, Mirësia dhe Dhuntia.


7. Dhe kjo është më e mrekullueshmja prej të gjithave, që Personi ta
ketë Zemrën e butë, të nënshtruar dhe të jetë shpirtmirë para
All-llahut.


8. Të qëndruarit vetëm me All-llahun kur të zbret në të tretën Natës
duke lexuar Librin e Tij dhe perfundon këtë Lexim me kërkim faljeje dhe
për pranimin e pendimit.


9. Të qëndruarit me të Dashurit dhe të Sinqertit (Robët e All-llahut)
duke përfituar nga Frutet, që posedojnë Bisedat e tyre. Dhe të mos
flasësh, perveq nëse është e dobishme ose e di që kjo përmirëson
gjendjen tënde dhe që do jetë e dobishme për të tjerët.


10. Të largohesh prej çdo Gjëje, e cila vëhet ndërmjet Zemrës dhe All-llahut.



Këto dhjetë Gjëra do të sjellin të Dashuritë të arrijnë Shkallën e
vërtet të Dashurisë. Kjo do t’i sjell tek All-llahu i Dashuri i tyre.




muslim
muslim
Admin

Numri i postimeve : 124
Join date : 13/07/2011
Age : 29
Location : Kosovo

https://islami-rruga-evertet.forumsr.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi