Islami është rruga e vërtet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përqeshja - adet i vjetër i armiqve të teuhidit

Shko poshtë

Përqeshja - adet i vjetër i armiqve të teuhidit  Empty Përqeshja - adet i vjetër i armiqve të teuhidit

Mesazh  muslim Thu Jul 14, 2011 1:25 am


Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje,
e ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin. (El-Enbija,
41)

Çdo njeri, sa më i mirë që ka qenë në fenë e Allahut edhe shqetësimi ka
qenë më i shpejtë nga ana e njerëzve, ndërsa armiqësia ndaj tij ka qenë
më e fortë dhe më e tmerrshme. Krijesat më të mira të Allahut, të
Dërguarit e Tij kanë përjetuar shqetësimet më të mëdha, ku edhe qëndron
mençuri e madhe. Allahu, xhele shanuhu thotë: Shi kështu, Ne secilit
pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por mjafton që Zoti
të jetë udhërrëfyes ndihmës yti. (El-Furkan, 31)

Ajetet dhe hadithet që flasin për këtë janë të shumta. Për detaje në
këtë mjafton ajo çfarë Allahu, xhele shanuhu, përmend në Kur´an, për
Pejgamberët e Tij, kur i kanë thirrur popullin e tyre në teuhid, çfarë u
është thënë dhe si u janë drejtuar. Në realitet, mushrikët nuk janë
ndalur që ti bëjnë të marrë të Dërguarit dhe ti përshkruajnë si të
çmendur, të devijuar dhe mendje mangët, siq i tha populli i Nuhit ,
Nuhit dhe Adit të Hudit, alejhimas-selam:

Ata thanë: “A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun... (A´raf, 70)

Më së shumti për çka iu janë drejtuar se janë të marr është teuhidi.
Kështu do të gjesh edhe ata që janë të ngjashëm në disa këndvështrime,
dhe kur ta shohin atë që thërret që vetëm Allahu, xhele shanuhu, të
adhurohet, që vetëm Atij ti drejtohen, që mos të adhurohet njeriu por
vetëm Allahu, që të mbështetet vetëm në Allahun, ai për shkak të shirkut
i cili është në të fillon ti përqesh (thirrësit).

Po ashtu njëjtë e kanë përqesh edhe të Dërguarin e Allahut, për arsye se
ua ka urdhëruar teuhidin dhe ua ka ndaluar shirkun. Allahu xhele
shenuhu, na lajmëron për mushrikët me fjalët:

“E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe,” (El-Furkan, 41)

Për mushrikët Allahu xhele shanuhu thotë:

Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut,
ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë
për një poet të çmendur?” Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli
të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë. (Ess-Saffat, 35-37)

Dhe thotë:

A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme! (Saad, 5)

Po ashtu mendo çfarë ka ndodh me njerëzit më të mirë të këtij ummeti siq
janë hulefau-rashidin, shokët e njohur të Pejgamberit, salallahu alejhi
ve selem, nga armiqtë e tyre siq janë rafidit, harixhit dhe të tjerë;
çfarë ka ndodh me tabiinët më të njohur dhe atyre pas tyre nga
udhëheqësit e njohur, siq është imam Ahmed b. Hanbeliu, Muhammed b. Nuh,
Ahmed b. Nasr el-Hazai dhe të tjerët si ta që është e pamundur për ti
numëruar. Ashtu që është e pa ikëshme se ai që thërret për në të
vërtetën të mos jetë i ofenduar, i torturuar nga ana e atyre që kanë
tendencë të gënjejnë dhe veprimet e të cilëve janë larg nga maturia,
nderi, të cilët mendojnë se janë në rrugën e drejtë.

muslim
muslim
Admin

Numri i postimeve : 124
Join date : 13/07/2011
Age : 29
Location : Kosovo

https://islami-rruga-evertet.forumsr.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi