Islami është rruga e vërtet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëfimi për një dashuri

Shko poshtë

Rrëfimi për një dashuri  Empty Rrëfimi për një dashuri

Mesazh  muslim Thu Jul 14, 2011 1:02 am

El-Ehad 17 Rexheb 1432 / 19 06 2011
Duke udhëtuar përmes mendimeve nëpër të kaluarën e ndershme muslimane
dhe në kohët e lashta, sonte shkova shumë larg, në kohën dhe në vitin në
të cilin në tokë ende ishte i gjallë i Dërguari i Allahut, salallahu
alejhi ve selem. Zemra guximtare e mbushur me dashuri ndaj Allahut dhe
të gjithë muminëve të gjitha kohërave po i rrah goditjet e saj të
fundit.


Sytë më të bukur, të cilët kanë qarë lotët më të vlefshme që e di
historia, të mbuluar me kapak të rëndë të temperaturës dhe etheve që e
kanë prekur robin më të mirë të Allahut, sytë të ndriçuar me nur, sepse
nuk kanë shikuar atë çfarë Allahu e ka ndaluar, për herë të fundit po e
vizitonin miqtë më të dashur. Thuajse asnjëherë nuk kanë menduar se do
ti braktis ky mësues.


Kanë paramenduar në ndarjen me nënën dhe me babain e tyre, por të
mbeteshin pa shembull dhe pa dashurin më të madhe të zemrës fisnike, në
këtë nuk kanë menduar asnjë moment. Por, këto ditë të rënda dhe të
vështira me vete i kanë sjellë edhe ato mendime, e që kjo ka qenë e pa
dashur për zemrën dhe gati e papranueshme. Në ato ditë të nxehta të
verës Meken e kaploi një heshtje e pazakonshme, nuk ndihej lodhje, e
edhe tregtarët shumë pakë vëreheshin, sikurse e tëra të parandiente
sprovën më të madhe.


Sahabët ishin në xhami dhe pritnin mikun më të madh, mësuesin,
shembullin, shokun, vëllaun, imamin dhe prijësin. E dinin se Muhammedi,
salallahu alejhi ve selem, ishte i sëmur, por dëshironin shërim. Në
mesin e dy miqve të tij, duke u dridhur, hyri në xhami i Dërguari i
Allahut, salallahu alejhi ve selem. I sëmur, por dashurues i xhamisë,
nga namazi dhe shtëpia e Allahut nuk hiqte dorë.


Pasi që morri fuqi Resulullahi u ngrit dhe iu drejtua të pranishmeve: “ O
njerëz, e di se jeni të brengosur për atë që do të vije kur të ju lë
dhe të shkoj tek Zoti im. A ka qëndruar ndonjë Pejgamber përgjithmonë me
pasuesit e tij? Jo. Sikur të kishte qëndruar dikush, do të kisha
qëndruar edhe unë me juve. Por, unë jam njeri i zakonshëm, i vdekshëm
sikurse të gjithë njerëzit. Të gjithë ne kemi fundin tonë. Vetëm Allahu
është i Përhershëm. Ai cakton fillimin dhe fundin e jetëve tona. E tëra
është nën pushtetin e Tij. Krejt çka ndodh, ndodhë me dëshirën e Tij. Ai
është në rrjedhoja te të gjithave.”


Mund ta merrni me mend çfarë ndodhi pas këtyre fjalëve. Zemrat ishin të
mbushura me dhembje dhe brenga, me mërzi për lajmërimin e shkuarjes nga
dynjaja të njeriut më të mirë të historisë, brenga për imanin personal,
sepse nuk do të jetë më ai i cili i ndante këshillat me të mira, i cili
thërriste në rrugën e drejtë dhe nga e keqja në mënyrën më të mirë i
largonte, nuk ishte më ruajtësi i bashkësisë dhe individëve. Si të
mbetesh në rrugën e drejtë kur të braktis ky këshillues?!


Shpërtheu të qajturit. Dënes, jo ndonjë dënes e zakonshme. Dënes për më
të dashurin, dënes nga e cila dridheshin trupat, sytë e kuq sikurse
gjaku, këmbët dridheshin ndërsa zemrat çdo herë e më shumë e më shumë
zhyteshin në breng. Pyesim kur u ndalën dëneset, dhe si kishin mundësi
të ndalen.


Fjalët nga goja e begatshme prapë folën: “Porosia ime e fundit për juve
është të besoni fortë në një Zot dhe të veproni vepra të mira. Pasoni
rrugën e Kur´anit, rrugën që ua ka caktuar Zoti. Nëse këtë nuk e bëni do
të bini në mos mëshirën e Allahut dhe do të jeni të mundur. Pasha
kohën! Nuk ka dyshim njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim
të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin
t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të
durueshëm.


Vëllezër, koha e kthimit tim tek Allahu është afër. Ai më së miri e dinë
momentin e vdekjes time. Unë dëshiroj që me shpirt të pastër të shkoj
tek Allahu, xhele shanuhu. Nëse e kam ofenduar dike, nëse i kam mbet
borxh dikujt apo nëse e kam godit ndokënd le të thotë tani, le ta marr
të drejtën e tij nga unë dhe le ta paguajmë llogarinë! Asnjëherë ndaj
askujt nuk jam hakmarrë apo të tregoj ndaj dikujt urrejtje. Asnjëherë
nuk kam dëshiruar që dikujt ti bëjë dëm apo ti bëjë diçka keq. Por, nëse
kjo megjithatë ka ndodh thuani lirisht! Kërkoni kompensim dhe mos
lejoni që me borxhin tuaj apo me pa drejtësi të shkoj tek Allahu xhele
shanuhu!


Xhamin e kaploi heshtje e rëndë. Dëgjoheshin vetëm aty këtu dënesa të
lehta të sahabëve të cilët mundoheshin ti shtrëngojnë të qarat. Në të
njëjtin moment ndien mërzi të pamasë për gjendjen e Resulullahit, por
edhe lakmi dhe krenari për këto fjalë të forta. E dinin se ata kanë
privilegj të pafund të miqësisë, pasim dhe shikim në fytyrë të njeriut
të zgjedhur ku çdo fjalë e tij në shpirtrat e tyre shtonin dhe forconin
dhe zgjeroni dashurin për të dhe Zotit të tij të Lartësuar.


Askujt nuk ia merrte mendja se në pyetjen e tij do të ngritët e të ketë
mundësi që dikush të lajmërohet. Kush, në realitet do të guxonte që t’ia
shtoj mundimin Resulullahit edhe ashtu të lodhur? Jo, nuk ishte ashtu.
Njeriu me emrin Ukash u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, më ke
mbet borxh tri dërhem.”


Të pranishmit nuk mund tu besonin veshëve dhe syve të tyre. Me nënçmim e
shikonin Ukashin por prej respektit ndaj Muhammedit, salallahu alejhi
ve selem, nuk thanë asgjë. Resulullahi në këto fjalë, buzëqeshi lehtë
dhe ia kthej Ukashit: “ Të besoj Ukash, por më përkujto kur ka ndodh
ajo!”.


“Njëherë të është afruar një i varfër duke të kërkuar ndihmë e ti me
vete nuk kishe të holla dhe ti kërkove nga unë që ti huazoj tri dërhem.
Ende nuk mi ke kthyer, sqaroi Ukashi. Pejgamberi, salllahu alejhi ve
selem, e urdhëroi Aliun që t'ia sjell tri dërhem dhe t'ia jep këtij
njeriu dhe ashtu veproi. Sahabët nuk mund të besonin atë çfarë shikonin.
E pyeten prej nga ky guxim dhe kjo trimëri Ukash që ta maltretosh
Resulullahin e lodhur dhe të sëmur.


Por, Pejgamberi, alejhi selam, prapë pyeti a i ka mbet dikujt borxh dhe a
e ka dëmtuar dikë në ndonjë mënyrë ndonjëherë. Prapë u lajmërua Ukashe:
“O i Dërguar i Allahut, kur një herë ishim mbi deve afër Taifit
padashur më ke goditur me kamxhik në gjoks dhe pata ndier dhembje të
madhe. Dëshiroj kompensim për atë goditje!”


Në mes të sahabëve u bë çrregullim i vërtet. Çdo herë më shumë
dëgjoheshin akuzimet ndaj Ukashit ndërsa Omeri, radijallahu anhu mezi
mbahej që mos të ngritët dhe ta shqyej këtë sahabi. Megjithatë,
Pejgamberi alejhi selam, mbeti i qetë dhe prapë e urdhëroi Aliun që t'ia
sjell kamxhikun.


“A do ta goditësh të Dërguarin e Allahut? “Më godit mua njëqind herë për
atë goditje të Pejgamberit!” Ti jap njëqind deve që t'ia bësh hallall
Pejgamberit!” Si nuk të vjen turp Ukash, ç’farë je duke bërë?” bërtitnin
të pranishmit por ai nuk dëgjonte në fjalët që i hidhnin por mbeti i
qëndrueshëm ndaj vetes dhe dëshirës së tij. Kur e solli Aliu kamxhikun
Ukashi me kërkesë të re i ftohi zemrat e të gjithë të pranishmëve prej
të cilëve kishte që dëshironin ta mbytnin. Kërkoi atë që vijon: “O i
Dërguar i Allahut, kur e ke goditur gjoksin tim ka qenë i zhveshur andaj
zbulo edhe ti gjoksin në mënyrë që me nder ta paguaj hakun tim!”.


Muhammedi, salallahu alejhi ve selem, pa asnjë fjalë e zbuloi gjoksin e
tij. Sahabët shikonin me çudi duke mos iu besuar syve se kjo me të
vërtet po ndodh. Kur të gjithë pritnin goditjen, Ukashi u hodh në
gjoksin e Resulullahit dhe filloi ta puth me qarje duke thënë: O i
Dërguar i Allahut, kam pritur gjatë që të kem rast ta puth gjoksin tënd
të begatshëm. Pasha Allahun, jam i gatshëm edhe të vdes për ty nëse ka
nevojë!”


Ahhhhhh! Të gjithë qanin. Dëneset morrën hov, zemrat u copëtuan, lotët
rridhnin varg. Dashuria e vërtet u zbulua para njerëzve, dashuria e
Ukashit ndaj Resulullahit, alejhi selam. Për të gjitha ishte i gatshëm
ky sahabij ti vepron në mënyrë që ta realizoj dëshirën e tij më të madhe
në dynja. Ta puth gjoksin e begatshëm të Dërguarit të Allahut,
salallahu alejhi ve selem.


Ky është rrëfimi për atë dashuri. Dhe neve nuk na mbetet tjetër vetëm ti
puthim këto hadithe të shkruara në libër, ta puthim sunentin e tij dhe
ta ruajmë në praktik.


Ishin këto ditët e fundit të krijesës më të zgjedhur të Allahut,
Muhamedit, alejhi selam, i cili shfrytëzoi çdo rast, e edhe çastin e
vdekjes, që të na këshilloj se drejtësia paqja dhe nderi janë ideale të
shenjta që na inspirojnë. Na ka mësuar se çdo e drejtë e secilit duhet
të respektohet, edhe pse neve nuk na pëlqen. Me madhështinë e tij na ka
treguar modestin dhe përulësin më të mundshme.


Në realitet, e tërë jeta e tij është burim i pa shtershëm prej së cilit
gjenerata dhe gjenerata kanë pirë dhe ashtu i kanë fisnikëruar jetët e
tyre. Të bëhemi edhe ne sikurse ata dhe ti ujisim shpirtrat tonë të
etshëm!


muslim
muslim
Admin

Numri i postimeve : 124
Join date : 13/07/2011
Age : 29
Location : Kosovo

https://islami-rruga-evertet.forumsr.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi