Islami është rruga e vërtet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meleku i vdekjes tek mbreti dhe besimtari

Shko poshtë

Meleku i vdekjes tek mbreti dhe besimtari  Empty Meleku i vdekjes tek mbreti dhe besimtari

Mesazh  muslim Thu Jul 14, 2011 12:59 am


O njeri, o musliman! Vdekja do të na zërë patjetër, qofshim sundues,
mbret, udhëheqës, të thjeshtë, etj., andaj të përgatitemi për të, në
mënyrë që mos të na zërë befas e të pendohemi në çastin kur është më
vonë, por ta presim duke i respektuar e zbatuar me kohë urdhërat e
All-llahut, Sunduesit, të Gjithdijshmit, e Mëshiruesit.

Vehb bin Munebbihi tregon se:

“Një ditë, një mbret kishte hipur mbi kalin e tij dhe po i pëlqente
gjendja në të cilën ishte. Kishte të gjitha të mirat e kësaj bote.
Kishte shumë pasuri, shërbëtorë e ndihmës, rroba të bukura, shumë e
shumë gjëra të tjera. Atë e kishte pushtuar një ndjenjë vetkënaqësie dhe
krenarie. Në këtë gjendje, i shkon një njeri me rroba të rreckosura dhe
e përshëndet. Mbreti, pasi që ishte kryeneç, nuk ia ktheu
përshëndetjen. Njeriu në atë çast e kapi kalin nga frerët, e mbreti i
nevrikosur iu ngërmua: Kujdes! Ke bërë një veprim shumë të rrezikshëm!

- Dua të të them diçka në vesh!- i tha i varfëri dhe mbreti iu afrua.

- Jam Engjëlli i vdekjes, i tha. Mbreti u shtangua dhe i ndryshoi ngjyra
e fytyrës, e goja iu mek. – Më lër të shkoj në shtëpi sa të ndahem me
familjen – tha mbreti.

- Jo për Zotin! – i tha engjëlli – nuk ke për ta parë kurrë më familjen tënde!

Kështu që, ia mori shpirtin në vend, e trupi i mbretit ra si një copë
dërrase. Pastaj, Engjëlli i vdekjes vazhdoi rrugën dhe më pas takoi një
besimtar të devotshëm. E përshëndeti, e edhe besimtari ia ktheu
përshëndetjen.

- Kam një punë me ty! – tha engjëlli.

- Urdhëro! – ia ktheu njeriu i mirë.

- Jam Engjëlli i vdekjes, – iu drejtua engjëlli.

- Mirëseardhe, o ti që më ke munguar kaq gjatë! – i tha besimtari. Pasha
All-llahun Fuqiplotë, nuk kam dashur të takoj dikë që më ka munguar, më
shumë se sa kam dashur të të takoj ty! Engjëlli i tha: Mbaroje punën
për të cilën ke dalur nga shtëpia së pari.

- Nuk ka nevojë më të madhe për mua se takimi me Krijuesin tim, All-llahun e Madhëruar! – i tha besimtari.

- Atëherë, thuamë se në ç’gjendje dëshiron te ta marr shpirtin, pasi që kështu jam i urdhëruar! – i tha engjëlli.

- Lermë të falem dhe merrma shpirtin gjer sa jam në sexhde atëherë – i
tha besimtari. Dhe kështu ndodhi, pra besimtari dha shpirt (ndërroi jetë
) duke iu përulur All-llahut të Gjithpushtetshëm.”

Mesazhi:

O njeri, o musliman! Vdekja do të na zërë patjetër, qofshim sundues,
mbret, udhëheqës, të thjeshtë, etj., andaj të përgatitemi për të, në
mënyrë që mos të na zërë befas e të pendohemi në çastin kur është më
vonë, por ta presim duke i respektuar e zbatuar me kohë urdhërat e
All-llahut, Sunduesit, të Gjithdijshmit, e Mëshiruesit. E kur të na vij
çasti i fundit , ta përjetojmë sa ma lehtë e sa ma bukur, dhe të
largohemi nga kjo botë sikur zgjohemi nga gjumi dhe çlirohemi nga
kthetrat e një ëndrre të keqe, Inshall-llah.
muslim
muslim
Admin

Numri i postimeve : 124
Join date : 13/07/2011
Age : 29
Location : Kosovo

https://islami-rruga-evertet.forumsr.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi