Islami është rruga e vërtet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

O Ti që i rrotullon Zemrat, më përforco Zemrën time në Fenë Tënde !

Shko poshtë

O Ti që i rrotullon Zemrat, më përforco Zemrën time në Fenë Tënde ! Empty O Ti që i rrotullon Zemrat, më përforco Zemrën time në Fenë Tënde !

Mesazh  muslim Thu Jul 14, 2011 1:49 am

“E, s’ka dyshim se ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë”, dhe ishin
të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë):
mos u frikësoni, mos u pikëlloni, keni myzhde xhenetin që u premtohej.
(u thonë) Ne jemi dashamirët tuaj (kujdesemi për ju), si në jetën e
kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që dëshironi
dhe gjithë çfarë kërkoni.”” Fusilet 30-31.
Allahu i Madhëruar në Fenë Islame ka vënë një parim dhe ai është se
në fe nuk ka dhunë. Njeriu e pranon Fenë Islame me bindje dhe me
vullnetin e tij. Mirëpo besimtari gjatë jetës së tij bie në sprova dhe
vështirësi. I kanoset devijimi nga rruga e drejtë. I bën cytje shejtani,
apo ka mundësi ta mashtrojë dynjaja, apo lakmi të ndryshme. Duke i
pasur parasysh besimtari këto rreziqe që i kanosen udhëzimit, ai duhet
të jetë i kujdesshëm për udhëzimin e tij. Duhet të mësojë se si dhe
cilat janë faktorët e ruajtjes së udhëzimit, si për shembull:


Ruajtja e sinqeritetit. Na përcjell Muslimi nga Sufjan ibën Abdilah
Thekafiu, se i ka thënë Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem: O i
Dërguari i Allahut, më thuaj një fjalë në Islam, që pastaj nuk do të
pyes më askënd. Ai i ka thënë: Thuaj Amentu bil-lah (I besova Allahut)
dhe pastaj përqendrohu!


Të mësojë diturinë e mbështetur në argumente nga Kurani dhe Suneti
të komentuara nga dijetarët e dalluar. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras
tek Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e
unë nuk jam nga idhujtarët.” Jusuf 108.


T’i lutet Allahut ta ruajë nga devijimi. Pejgamberi sal-lallahu
alejhi ue selem ka thënë në lutjen e tij: O Ti që i rrotullon zemrat, ma
përforco zemrën në fenë Tënde,[1] dhe në një version tjetër: O Ti që i
kthen zemrat, ma kthe zemrën time në ibadetin për Ty.[2]


Të qëndrojë me xhematin. Domethënë të qëndrojë me ata që janë të
kapur pas Kuranit dhe Sunetit, meqë ata konsiderohen xhemat. Allahu i
Madhëruar ka thënë: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe
Kuranin) e Allahut, e mos u përçani!” Ali Imran 102.


Mos të shkojë në vende të dyshimta ku i rrezikohet nderi dhe feja.
Pos këtyre gjërave ka edhe një gjë dhe ajo është se kur të sprovohet, të
qëndrojë stabël para sprovave, siç ka thënë Allahu i Madhëruar “ata që
thanë: “Allahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm “d.m.th. të
paluhatshëm në deklaratën e dhënë “Allahu është Zoti ynë”. Sheukani
thotë në tefsirin e tij, se një grup nga sahabët dhe tabi’inët thonë
këtu, se përqendrimi ka kuptimin e sinqeritetit në veprat që bëhen për
Allahun. Katade dhe Ibën Zejdi kanë thënë: Pasi kanë besuar Allahun janë
përqendruar në respektin dhe adhurimin e Tij.

Hasan Basriu ka thënë: Kanë respektuar Allahun duke i zbatuar urdhrat e
Tij dhe duke u larguar nga mëkatet. Muxhahidi dhe Ikreme kanë thënë:
janë përqendruar në fjalën “la ilahe il-lallah” derisa kanë vdekur.
Theuriu ka thënë: ata kanë vepruar në përputhje me atë që e kanë thënë.
Rebiu ka thënë: I janë larguar gjërave përpos Allahut (fesë së Tij).
Fudajl ibën Ajadi ka thënë: Ata nuk kanë lakmuar botën kalimtare dhe
kanë dëshiruar botën e amshueshme. Këtyre: “u vijnë engjëjt” me myzhde
dhe përgëzim “mos u frikësoni, mos u pikëlloni”. Mos u frikësoni për në
ahiret dhe mos u pikëlloni për dynjanë që ju ka kaluar, mos u frikësoni
për pranimin e sevapeve, se ato janë të pranuara dhe mos u pikëlloni për
mëkatet se ato janë të falura.


Në vazhdim: “keni myzhde xhenetin që ju premtohej” që më parë në
dynja, e ju po vazhdoni rrugën për të hyrë në te, ku do të jeni
përgjithmonë në begati të përhershme. Këta që treguan këtë qëndrim,
melekët u shkojnë me këto lajme përgëzuese dhe u thonë për t’i
përkujtuar: “(u thonë) Ne jemi dashamirët tuaj (kujdesemi për ju), si në
jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që
dëshironi dhe gjithë çfarë kërkoni.” Fusilet 31.


Melekët ua thonë këtë atyre “që thanë: “Allahu është Zoti ynë”, dhe
ishin të paluhatshëm,” e nuk ua thonë atyre që vetëm thonë Allahu është
zoti ynë, e pastaj bëjnë siç u thotë epshi, siç i urdhëron shejtani. Ata
që u luhatën, nuk janë të barabartë me ata që u përqendruan. Këto
merita ia jep atij që i ka merituar dhe zullumqarin nuk e ndëshkon më
tepër se sa ka bërë zullumin. Allahu është i drejtë dhe ka thënë: “Nuk
është e barabartë e mira dhe e keqja” Fusilet 34.


Nuk janë të barabartë teuhidi dhe shirku, as suneti me bidatin, as
hallalli me haramin, as dituria me injorancën, as nderi me imoralitetin,
as sinqeriteti me hipokrizinë. Megjithatë prej neve kërkohet që “(të
keqen) ktheje në mënyrën më të mirë”, se kështu e arrijmë gradën e
mirësisë dhe sjell rezultate si “se atëherë ai, me të cilin kishit
njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt”, kështu ngjau me Ebu
Sufjanin, i cili në fillim ishte armik i Pejgamberit sal-lallahu alejhi
ue selem, e pastaj u bë mik, po ashtu gruaja e tij Hindi, Vahshiu, Halid
ibën Velidi e tjerë nga sahabët.


Në fillim u armiqësuan me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ue selem,
por Pejgamberi bëri durim, sjelljen armiqësore të tyre ua ktheu me
butësi dhe një ditë ata u kthyen dhe u bënë dashamirët e të Dërguarit të
Allahut sal-lallahu alejhi ue selem. Këtë nuk mund ta bëjë përpos ai që
ka durim të madh dhe maturi. Ai i cili ka largpamësi, që e çmon
thirrjen islame, që ka mëshirë dhe që nuk është egoist. Allahu i
Madhëruar thotë: “Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë
të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyte të
lartë.” Fusilet 35.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ishte shëmbëlltyra jonë. U
soll butë me atë që urinoi në xhami, me atë që e tërhoqi për xhakete dhe
ia skuqi qafën, me atë që deshi ta vrasë me shpatë dhe i ra shpata nga
dora dhe në shumë raste të tjera.


Prandaj thirrja më e mirë është ajo për të cilën Allahu i Madhëruar
ka thënë: “E kush është në rrugë më të mirë, se ai që thërret në rrugën e
Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”
Fusilet 33, krenar dhe me mburrje si musliman, e jo me përkatësinë e
tij kombëtare, apo race, partie, apo klani, apo fraksioni, apo grupimi.


Duke pasur parasysh luftën e vazhdueshme të shejtanit të mallkuar
ndaj besimtarëve, e marrim porosinë e mrekullueshme të Allahut: “E nëse
ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej
Allahut, se vërtet Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.” Fuslilet 36.


O Ti që i rrotullon zemrat, ma përforco zemrën në fenë Tënde.




















“Thuaj: më ka urdhëruar Zoti im për Drejtësi.” El-A'eraf, 29

“Padrejtësia është Errësirë në Ditën e Gjykimit” Buhariu – Muslimi

Mjer për atë Kënaqësi, që e pret Zjarri.
muslim
muslim
Admin

Numri i postimeve : 124
Join date : 13/07/2011
Age : 29
Location : Kosovo

https://islami-rruga-evertet.forumsr.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi