Islami është rruga e vërtet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merre shokun dhe futu ne xhennet

Shko poshtë

Merre shokun dhe futu ne xhennet Empty Merre shokun dhe futu ne xhennet

Mesazh  muslim Tue Jul 19, 2011 4:22 am

Tregon Enesi r.a: një ishim bashke me Pejgamberin a.s ku në një moment Pejgamberi a.s buzëqeshi aq sa ju duken dhëmbët e parë. Kur e pyetëm për arsyen e sajë. Tha: Në ditën e gjykimit dalin para All-llahut xh.sh dy besimtarë mysliman. Njëri, O Zot! Unë kam për të marrë hak nga ky, merre hakun tim nga ky dhe ma jep mua. All-llahu xh.sh i thotë tjetrit, jepja hakun. Personi thotë, o Zot! Nuk kam sevape për ti dhënë. All-llahu xh.sh i thotë tjetrit, e shikon këtij nuk i ka ngelur asnjë sevap për të dhënë, si thua ti?
Personi thotë, atëherë le të marrin nga gjynahet e mia. Pejgamberi a.s kur po thoshte këto fjalë iu mbushen sytë me lot dhe tha, ajo sitë sa ditë e madhe është, kërkon njeriu që ti marrin gjynahet që ka bërë vetë. Pas kësaj All-llahu xh.sh i thotë atij që kërkon hakun. Ngrije kokën lart dhe shiko xhenetin. Personi, o Zot! Shoh pallate të ndërtuara me diamant, ndërtesa e vila prej floriri. Për cilin nga Pejgamberët, dëshmorët apo besnikët janë këto? All-llahu xh.sh, këto janë për ata që ma kanë paguar vlerën e tyre. Personi, e kush mund ta paguaj vlerën e këtyre! All-llahu xh.sh, ti mund të bëhesh pronar i këtyre nëse do. Personi, e si mund të bëhem pronar i këtyre o Zot? All-llahu xh.sh, mund të bëhesh duke i falur hakun tënd shokut që ke në krah. Personi, atëherë unë e fala atë. All-llahu xh.sh thotë, atëherë merre dhe shokun e hyni në xhenet.
Pastaj thotë Pejgamberi a.s, kini frikë All-llahun, kini frikë All-llahun, pajtohuni midis vete. Shikoni All-llahu xh.sh bëhet ndërmjetës për tu pajtuar besimtarët.
muslim
muslim
Admin

Numri i postimeve : 124
Join date : 13/07/2011
Age : 29
Location : Kosovo

https://islami-rruga-evertet.forumsr.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi