Islami është rruga e vërtet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur All-llahu e urdhëron robin e Tij, atij i obligohen disa gjëra

Shko poshtë

Kur All-llahu e urdhëron robin e Tij, atij i obligohen disa gjëra  Empty Kur All-llahu e urdhëron robin e Tij, atij i obligohen disa gjëra

Mesazh  muslim Thu Jul 14, 2011 1:23 am

Shejh Muhamed Bin Abdul Vehabi, Allahu e mëshiroftë, thotë:Kur Allahu ta urdhëron një rob me ndonjë urdhër, atij i obligohen shtatë
etapa: E para: njohja e Tij. E dyta: dashuria e Tij. E treta:
vendosshmëria për ta vepruar. E katërta: veprimi. E pesta të vepruarit
me sinqeritet dhe sunnet. E gjashta: kujdesi nga veprimi i asaj që e
asgjëson këtë. E shtata: përqendrimi në të. Nëse njeriu e njeh dhe kupton se Allahu e ka urdhëruar me teuhid dhe e
ka ndaluar shirkun, apo e kupton se Allahu ia ka lejuar shitblerjen dhe
ka ndaluar kamatën, apo e kupton se Allahu ka ndaluar ngrënien e
pasurisë së jetimit dhe ia ka lejuar ngrënien nga pasuria e tij me të
mirë nëse është i varfër, ai e ka obligim të njeh urdhrin e Tij. Ai
duhet të pyes derisa ta mëson ta njeh ndaluarën dhe të pyes derisa ta
mëson atë.Kjo ka të bëj edhe me meselen e pare, meselen e tehudit dhe shirkut.Shumica e njerëzve e kuptuan se teuhidi është i vërtetë dhe shirku është
i kotë. Mirëpo ata shmangen nga kjo dhe nuk interesohet për ate. Apo e
din se Allahu e ka ndaluar kamatën, pastaj shet dhe blenë dhe nuk
interesohet. E dinë se është e ndaluar ngrënia e pasurisë (të ndaluar,
si p.sh të jetimit) dhe se lejohet ngrënia e saj me të mirë nëse është i
varfër. Megjithëkëtë ai merr pasurinë e jetimit dhe nuk interesohet.Shkalla e dytë: dashuria ndaj asaj që Allahu zbriti dhe kufri i atij i
cili e urenë atë. Përshkak fjalës së Allahu teala: “Këtë për shkak se
ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk
veprat.” (Muhamed -9). Shumica e njerëzve, të Dërguarin s.a.v.s, nuk e
duan, ata e urrejnë dhe atë me të cilën erdhi ai, edhe nëse e din se
Allahu teala e ka dërguar.Shkalla e tretë: vendosshmëria për ta vepruar atë. Shumica prej njerëzve
e din dhe e duan atë, mirëpo nuk është i vendosur duke u frikësuar që
mos ti ndryshon dynjaja e tij.Shkalla e katërt: veprimi me të. Shumë prej njerëzve nëse e vendosë apo
fillon të vepron, kur ti bëhet e qartë se shumë prej hoxhallarëve nuk e
preferojnë këtë apo të tjerët prej njerëzve, ai e braktis veprën.Shkalla e pestë: shumica prej atyre të cilët veprojnë nuk e bëjnë atë me
sinqeritet, nëse e bën atë me sinqeritet të pastër nuk e bën në mënyrë
të vërtetë me sunnet.Shkalla e gjashtë: njerëzit e mirë frikësohen që vepra e tyre mos tu
asgjësohet. Përshkak fjalës së Allahut teala: “O ju që keni besuar, mos
ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i
ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.”
(Huxhurat -2). Kjo është prej çështjeve më të pakta në kohën tonë.Shkalla e shtatë: përqendrimi në të vërtetën dhe frika nga përfundimi i
keq. Përshkak fjalës së Pejgamberit s.a.v.s: “ka ndonjë prej juve i cili
vepron veprat e banorëve të Xhennetit mirëpo përfundon me vepra të
banorëve të zjarrit.”Prej kësaj njerëzit e mirë frikohen më së shumti. Kjo është e paktë në
kohën tonë. Pra medito për gjendjen e njerëzve, do të kuptosh shumë
gjëra të cilat nuk i din.Allahu është më i dijshëm.



















muslim
muslim
Admin

Numri i postimeve : 124
Join date : 13/07/2011
Age : 29
Location : Kosovo

https://islami-rruga-evertet.forumsr.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi